Atalanta dhe Gjimshiti ia mërzisin futbollin Torinos, 0-7 dhe një gol i çmendur nga mesfusha

Fitorja e marrë në ditën e sotme nga Atalanta nuk ka qenë aspak e zakontë. Ekipi që drejtohet nga Gasperini fitoi me rezultatin 0-7 në transfertë ndaj Torinos. Një fitore që vjen pas dy humbjeve të ekipit nga Bergamo, por që me mbrëmjen e sotme i ka shyler gabimet e mëparshme.

Tre gola erdhën nga Ilicic, ndërsa një prej tyre ishte vepër arti. Me një goditje nga mesfusha është shtangur portieri kundërshtar, që nuk mundi të ndalonte topin për të hyrë në rrjetë. Nga ana tjetër ishte Gosens dhe Zapata që lanë gjurmën e tyre me nga një gol të shënuar. Luis Muriel u aktivizua në minutën e 83, por kjo nuk e ndaloi për të shënuar dopietën.

Te Atalanta kishte vend për të gjithë që të shënonin ndaj një Torino që këtë herë i është mërzitur futbolli si kurrë më parë. Nga minuta e parë në lojë është rikthyer edhe Gjimshiti, që ka qenë në nivel të lartë gjatë pjesës së parë, kur ndeshja ende nuk ishte “e vrarë”. /Sport Ekspres/