Atalanta blen zyrtarisht Berishën, falë… Milanit!

Lajmi ishte në ajër, por tani ka ardhur edhe zyrtarizimi. Etrit Berisha është zyrtarisht futbollisti i Atalantës për sezonet në vijim dhe pritet që të firmosë një kontratë e cila do ta lidhë të paktën edhe për tre sezone të tjera, duke qenë se bergamaskët besojnë shumë te aftësitë e portierit shqiptar, që vetëm disa ditë më parë, me pushime në Kosovë, do të shprehej se e ardhmja do të vendosej sa më shpejt por ai në Bergamo kishte rigjetur lumturinë.

Kështu, ka ardhur më në fund epilogu ideal: do të vijojë me bluzinjtë edhe në Europa League. Komunikata për shtyp, sakaq u publikua në faqen zyrtare të Lacios: “S.S. Lacio dhe Atalanta B.C kanë ushtruar të drejtën e opsionit për blerjen e futbollistit Etrit Berisha”.

Por, ka edhe diçka tjetër. Çuditërisht, paratë për të blerë Etrit Berishën, që do të kushtojë diku te 5 mln euro, përfshirë bonuset, kanë ardhur nga… Milani. Mund të duket në mënyrë figurative, por jo edhe aq, sepse në arkat e klubit bergamask, Fasone & Mirabeli kanë dërguar, pra me sinjalin e Jonghong Li, 8 mln euro për këstin e parë të kartonit të Frenk Kesit. Sakaq, edhe për Kontin thuajse gati marrëveshja me 22-23 mln euro dhe një lojtar interesant, ose dy.

Praktikisht, me këto para, Atalanta ka paguar Lacion, teksa tani pritet që të shesë edhe një tjetër, ndoshta Gomezin, edhe pse duket e vështirë. Veç kësaj, janë edhe arkëtimet e Europa League, ku meritë ka edhe Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *