“Ata kishin Ballack ne Rosicky-n”, Adebayor ironizon ish-shokun e ekipit: Po t’i thoje si je na dëmtohej

Emmanuele Adebayor për shumë kohë ka qenë një nga emrat më të përfolur në majën e sulmit. Lojtari nga Togo hodhi hapat më të rëndësishëm me Arsenalin, të cilët i ndihmoi jo pak me golat e tij, ndërsa më pas siguroi edhe interesin e skuadrave si Manchester City apo edhe gjigantët spanjoll të Real Madridit. Një sulmues shtatlartë dhe i fuqishëm që gjithnjë mund të krijonte rrezik në portën kundërshtare.

Adebayor i është rikthyer edhe njëherë të shkuarës së tij te Arsenali, ku nuk ka nguruar të ngacmojë edhe ish-shokun e skuadrës, Rosicky. Ky i fundit ka rënë pre e ironisë së lojtarit afrikan që tregon se mesfushori cek mund të dëmtohej edhe vetëm nëse e përshëndesje.

“Te Arsenali unë isha lojtari më fuqishëm në skuadër, pavarësisht faktit se peshoja 73 kg. Chelsea kishte në mesfushë Essien dhe Ballack, por ne kishim Rosicky-n. Po t’i thoje atij “si je”, atëherë mund të dëmtohej për dy muaj e gjysmë”, tregon në mënyrë ironike Adebayor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/