Astrit Fazliu konfirmohet si blerja e parë

0

Gjatë prezantimit të stafit të ri teknik të Flamurtarit, nga administratori Sinan Idrizi është prezantuar edhe blerja e parë e merkatos së verës. Astrit Fazliu do të veshë fanellën kuqezi të Flamurtarit sezonin e ardhshëm, pasi e kishte mbyllur aventurën me Partizanin. Vetë sulmuesi ka premtuar më të mirën për skuadrën e re dhe shpreson që Flamurtari të kthehet në majat e futbollit shqiptar. “Dua të falënderoj së pari presidentin Sinan Idrizi dhe trajnerin Gugash Magani për besimin që kanë treguar ndaj meje. Ajo që premtoj është puna dhe përkushtimin për skuadrën e re dhe shpresojmë që të gjithë bashkë të shkojmë aty ku dëshirojmë”, – tha sulmuesi gjatë prezantimit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.