Aston Vila për t’u marrë shembull, projekton goditjen e bujshme

0

Kjo merkato, nuk ka parë vetëm emrat e mëdhenj të futbollit të bëjnë shpenzime, por dhe një skuadër si Aston Vila. E ngjitur këtë sezon në Premier Ligë, skuadra anglez vazhdon të jetë aktive në merkato, madje ka filluar të rivalizojë edhe me ekipe “Big” për firmat e disa lojtarëve.

Siç raporton SkySport, ekipi nga Birmingami ka përgatitur një ofertë prej 10 milionë eurosh për futbollistin Mahmoud Hasan, ose i njohur ndryshe me emrin Trezeguet. Futbollisti i kombëtares së Egjiptit është një nga lojtarët më të mirë të futbollit afrikan dhe aktualisht, mbron ngjyrat e Kasipasës në Turqi, aty ku u transferua nga ekipi i Anderlehtit.

24-vjeçari kërkohej me ngulm edhe nga Ajaksi, por kampionët e Holandës po presin shitjen e Zijesh, i cili vazhdon të mbetet në Amsterdam. Duket se Aston Vila do të sigurojë një lojtar shumë cilësor dhe për vetëm 10 milionë euro, kjo është padiskutim një goditje e zgjuar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.