Aston Vila lumturon tifozët, firmos “heroi” holandez

Aston Vila ia doli të rikthehet aty ku e meriton. Ekipi nga Birmingami i mposhti të gjithë në ndeshjet play-off, duke siguruar ngjitjen në Premier Ligë pas katër sezoneve “errësirë”.

Drejtuesit duan të formojnë një skuadër të fortë për sezonin e ardhshëm dhe objektivi minimal është qëndrimi në elitën e futbollit anglez.

Ekipi u përforcua në janar me Anuar El Gazin. Holandezi erdhi në huazim nga francezët e Lilës dhe zhvilloi ndeshje shumë të mira me Aston Vijën, duke u kthyer në idhullin e tifozerisë. 24-vjeçari ofensiv shënoi 6 gola dhe dhuroi po kaq asiste për shokët e tij.

Paraqitjet pozitive bënë të mundur që klubi anglez të përdorë të drejtën e blerjes së tij. Ashtu ka ndodhur, Aston Vila ka zyrtarizuar gjithçka me anë të një postimi në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *