Asnjë surprizë, Juve niset për Kardif

0

Monako premtoi betejë, por nuk bëri gjë tjetër veçse i prishi rekordin e pathyeshmërisë Juventusit dhe Bufonit.

Juventusi e kishte hedhur një hap të madh që në Monako, duke fituar pastër, ndaj zor se gabonte dhe sot bëri detyrën në mënyrë perfekte, me një saktësi të admirueshme, duke fituar 2-1 dhe duke mos qenë asnjëherë nën presion.

Vetëm 33 minuta zgjati ekuilibri në fushë, sepse Mario Manxhukiç zhbllokoi dhe aty mori fund, sepse në minutën e 44-t Dani Alvesh shënoi një supergol dhe mbylli gjithçka.

Sa për statistikë, fenomeni Kilian Mbape i shënoi Bufonit në minutën e 69-të, një shenjë e fatit, sepse Bufon ka pasur fjalë të shkëlqyera për yllin e ri të futbollit francez, duke e krahasuar me Tieri Henrinë.

Nëse duhet ndalur rekordi i pathyeshmërisë në Champions, më mirë që ishte Mbape ai që e ndali, sepse Juventusi nuk e ka realisht mendjen te rekordet, por vetëm te trofeu i madh, që e pret prej dy dekadash.

UEFA / CHAMPIONS LEAGUE

JUVENTUS – MONAKO      2-1 (vajtje 2-0)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image