Asnjë surprizë, Flamurtari e Tirana në finalen e titullit

0

Basketboll/ Flamurtari në finale, mbyt Gogën

Flamurtari – Goga Basket 65-50 (2-0)

(21-17, 12-9, 17-14, 15-10)

Flamurtari: Myrto, Zykaj, Bleta, Rrapaj, Kostallari, Hasanaj, Mitov, Plasa, Hysaj, Palko, Nikpajlevic, Corto Trajner: V.Toska

Goga Basket: Gardner, Baraj, Lalaj, L.Omerbashiç, Memushi, Mekkroi, Qypi, Alagiç, Papa, Uillson, Mehmeti, S.Omerbashiç Trajner: XH.Kalaja Gjyqtarë: G.Cici, A.Bejko (Tiranë), E.Hoxhaj (Vlorë)

Flamurtari në basketboll për femra ia ka marrë dorën Goga Basket, ndërsa dje pasdite në Vlorë në kuadrin e gjysmëfinaleve të Play-off të titullit kampion e ka mundur për herë. Madje në periudhën e fundit është fitorja e katërt radhazi e Flamurtarit ndaj kësaj skuadre. E megjithatë ndeshja e djeshme në Vlorë ka pasur rivalitet, ndërsa Flamurtari ka qenë gjatë gjithë kohës në avantazh. Ndeshja ka nisur me një kosh të Gogës, por Flamurtari menjëherë ka përmbysur në 4-3. E pas këtij momenti është gjithnjë në avantazh me një dhe dy pikë, ndërsa fiton periodën e parë 21-17. E njëjta tablo dhe në periodën e dytë dhe Flamurtari fiton 12-9 dhe në pushim kryeson 33-26. Flamurtari kërkon të thellojë diferencën e pikëve, teksa fiton periodën e tretë 17-14 dhe shkon në totalin 50-40. E fundit 15-10 dhe e gjithë ndeshje 65-50 për Flamurtarin, që kështu është përsëri në finalen e titullit kampion. Perioda e tretë ka pasur dhe një incident, atje ku një grup të rinjsh nga Durrësi kanë nisur të thërrasin kundër FSHB-së. Dhe ndërkombëtari Cici ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit për largimin e tyre. Në këtë mënyrë Flamurtari është kandidate potenciale për titull kampion në basketboll për femra.

Elton Nika 

Tirana me dy fytyra, por e mund Studentin

Studenti – Tirana 61-79 (0-2)

(26-20, 16-14, 9-22, 10-13)

Studenti: Mema (14), Vata (9), Halili, Huta (8), Metani (14)/Duqi (10), Konini (6) Trajnere: F.Mitku

Tirana: E.Bujari (11), Aliaj (2), Hoxhaj (10), Përmeti (6), Gjoni (9)/G.Bujari (12), Dishnica (5), Jaçe (2), Popoviç (12), Milovanoviç (8), Jankoviç (2), Këlleci Trajner: R.Avrami

Gjyqtarë: E.Koçi, O.Kasmi, E.Allaraj (Tiranë)

Tirana në basketboll për femra është kthyer në finalen e titullit kampion, ndërsa dje përballë Studentit ka luajtur me dy fytyra, por në fund ia ka dalë të jetë fituese. 26-20 perioda e parë për Studentit, atje ku skuadra e Mitkut, në sajë të lojës së Memës dhe Metanit, luan jashtëzakonisht mirë. 16-14 perioda e dytë, por që shënon dëmtimin e Memës, e cila nuk luan më. Në pushim 42-34 për Studentit. Avrami detyrohet të aktivizojë malazezet Popoviç dhe Jankoviç, por dhe serben Milovanoviç, ndërsa Radiç është pushim. Për çudi bie loja e Studentit dhe perioda e tretë është 9-22 për Tiranën, e cila përmbys në 51-56. 10-13 perioda e fundit dhe në përfundim në një ndeshje pa emocionet 61-79 për Tiranën, e cila do të jetë përballë Flamurtari në finalen e titullit kampion në basketboll për femra.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image