Asnjë surprizë, Bylisi e Besëlidhja pa frena

0

Nuk ka pasur surpriza sot në Kategorinë e Parë, ku dy ekipet pretendente për ngjitje në Superiore, Bylisi e Besëlidhja, nuk gabuan.
Në formë perfekte, Bylisi fitoi pa vështirësi 3-0 në Peqin, duke shënuar në pjesën e parë me Albi Dostin e duke shënuar edhe dy gola në të dytën me mbrojtësin Nako, ndërkohë që Hyshmeri humbi edhe një penallti në pjesën e parë.
Sukses i lehtë për ballshiotët, që nuk gabojnë dhe presin sfidat direkte me Lushnjen.
Në grupin A, Besëlidhja fitoi lehtësisht 3-1 derbin në Shënkoll, ndaj një rivali pa motivim.
Skuadra lezhjane zgjidhi gjithçka pa lodhje, në fushën e një kundërshtari “aleat”. Edhe Besëlidhja duket se pret sfidat direkte me Kamzën për të vendosur fatet e kreut.

Fitore të madhe arriti edhe Mamurrasi, që mposhti 1-0 Tërbunin dhe ka marrë 3 pikë të arta në garën për mbijetesë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image