Asnjë nuk dorëhiqet tek Italia, Tavekio bëhet qesharak: Nesër kemi mbledhje

0

Në Itali është ditë zie kombëtare për moskualifikimin e Italisë për në Kupën e Botës, por duket se ata që janë majë kalit nuk zbresin kollaj prej tij. Trajneri Xhanpiero Ventura nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe pret takimin me Federatën, a thua se ekziston mundësia që të konfirmohet, një absurditet që askush nuk e çon ndërmend.

Akoma më keq puna me presidentin e Federatës Italiane Karlo Tavekio, i cili edhe pse në moshën 74-vjeçare, nuk e çon ndërmend largimin, aq sa sot pa të keq deklaron: “Jemi të hidhëruar, është një josukses sportiv që ka nevojë për analizë dhe nesër do të bëjmë një mbledhje për të vendosur për zgjedhjet e së ardhmes”.

Fjalë qesharake, sikur të bëhej fjalë për të analizuar humbjen në ndonjë miqësore, apo barazimin ndaj Maqedonisë. Presidenti Tavekio është më i dështuari në historinë e Italisë, që jo rastësisht në renditjen e FIFA-s ka vite që është jashtë 10 skuadrave të kreut.

Paraardhësi i tij, Abete, dha dorëheqjen menjëherë pas ndeshjes Uruguai-Itali, ku u vendos eliminimi i Italisë që në grupe në vitin 2014. Tani askush nuk tregon as dinjitet e krenari, askush nuk merr faj përsipër, përveç atij që faj ka më pak nga të gjithë, legjendarit Xhixhi Bufon.

Ventura e Tavekio e kanë me nge, po mendohen njëherë. Ja pse futbolli italian është rrënuar në dekadën e fundit, të gjithë në Itali, ose të paktën ata që drejtojnë futbollin, janë si Ventura e Tavekio. Presidentët e klubeve, të parët, sepse janë ata që e zgjodhën Tavekion, në një kohë që kishin mundësi të zgjidhnin Demetrio Albertinin, një ish-fubollist i shkëlqyer, një drejtues i shkëlqyer, një revolucionar. Lotito e zgjodhi për herë të parë, Anjeli e konfirmoi herën e dytë, pa e vrarë fare mendjen për të ndryshuar diçka në një futboll mediokër, në një Seri A që ka vdekur dhe me një Juventus që sapo del në Europë, e kapin ethet.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image