Asnjë ndryshim në 24 orë, Egnatia thyen Kastriotin dhe ndez kampionatin

Shiu ndali gjithcka dje pas pushimit, me Egnatian në avantazh ndaj Kastriotit,  por ai gol i Agbodikes mbeti në fuqi edhe sot, kur u luajtën 45 minutat e dyta, me mot shumë më të mirë.

Në Rrogozhinë fusha u kthye në gjendje të mirë, por nuk ndryshoi asgjë, sepse Egnatia mbrojti mjaft mirë avantazhin.

Lojë e hapur, herë-herë nervoze, por pak raste për shënim dhe shumë lojë mesfushe.

Në fund festa është për Egnatian, që tashmë është e dyta dhe rihap kampionatin, sepse Kastrioti nuk duket i pathyeshëm dhe kampionati është i ndërlikuar, duke qenë se në play-off pikët përgjysmohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *