Asnjë ndeshje pezullim për Kutronen

Shumë zhurmë për asgjë. Patrik Kutrone nuk do të dënohet për golin e shënuar ndaj Lacios, edhe pse topi iu përplas në dorë kur tentoi të gjuante me kokë.

Gjykatësi Sportiv ka analizuar pamjet filmike dhe ka dalë në përfundimin që në fakt ishte i qartë për të gjithë: Kutrone e goditi me sytë të mbyllur dhe pa dashje topin drejt portës së Strakoshës. Edhe vetë portieri kuqezi pranoi dje se nuk e kishte kuptuar fare që topi ishte goditur me krah nga Kutrone, sepse ishte një kros shumë i fortë dhe vetë Kutrone nuk arriti ta prekte topin me kokë, ndonëse ai ishte qëllimi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *