Asnjë keqardhje dhe shumë besnikëri, Hierro: Do e pranoja përsëri Spanjën

0

Përpara fillimit të Botërorit Rusi 2018 ndodhi një episod i veçantë. Spanja shkarkoi Julen Lopeteguin, menjëherë sapo mësoi akordin e trajnerit me Realin e Madridit. Një vendim i fortë që duhej pasuar nga një zgjidhje e shpejtë për stolin e kombëtares.

Drejtuesit e federatës i besuan ekipit Fernando Hierros, i cili mbante postin e menaxherit të kombëtares. Ish-kapiteni i Realit nuk u mendua dy herë, pranoi sfidën, por aventura e Spanjës nuk shkoi siç pritej, pasi u eliminua nga Rusia në fazën e 1/16 të kompeticionit. Megjithatë, Hierro nuk është bërë pishman, madje tregon për revistën “AFE”, se do e bënte përsëri një veprim të tillë.

Do e bëja përsëri për një çështje besnikërie. Besnikëria dhe ndjenjat e mia më çuan në pranimin e detyrës së drejtimit të Spanjës në Botëror. E dija që duhet ta pranojë ofertën dhe nuk kam asnjë keqardhje për veprimin e bërë. Falënderoj futbollistët dhe nuk kam asgjë për t’i qortuar, sepse dhamë maksimumin tonë. Kisha një kontratë deri në Botërorin e Katarit 2022, por largimi ishte vendimi më i miri për t’u marrë”, përfundon Fernando Hierro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.