Asnjë gol dhe një idiot në derbin e Mançesterit

0

Nuk ka pasur fitues derbi i Mançesterit, që nuk ka prodhuar asnjë gol, një rezultat i drejtë për dy skuadra me defekte të mëdha.

Secila palë kërkonte fitoren që do të afronte ndjeshëm kualifikimin prë në Ligën e Kampioneve, por nëse te Siti vazhdon të mungojë vazhdimësia dhe njeriu gol, te Junajtid është gjithnjë e më e dukshme se funksionon vetëm faza mbrojtëse, sidomos tani që nuk është më Ibrahimoviç.

Pa suedezin, sërish Murinjo uli në stol kapitenin Runej, ndërsa te Siti u kthye pas një dëmtimi të rëndë Gabril Zhezus, edhe pse vetëm jo titullar.

Aguero goditi shtyllën në minutën e dhjetë dhe Siti e nisi fuqishëm, por në fund të pjesës së parë Herrera për pak shënoi për Junajtid.

Më pas, pak lojë dhe një karton i kuq në fundin e takimit, kur Felaini goditi me kokë Agueron, duke marrë një karton të kuq absurd: kushedi çfarë i tha mendja në ato momente, sepse sjellja e belgut ishte vërtet idiote, në një ndeshje të qetë, korrekte dhe pa kartonë.

Për fatin e “Djajve të Kuq”, nuk kishte shumë kohë, edhe pse Siti e gjeti një gol me Gabriel Zhezus, por braziliani ishte pozicion jashtë loje.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here