“Askush të mos dalë jashtë”, tërbimi i Leonardos dhe inati mes dy “rebelëve”!

Atmosfera pas përfundimit të derbit ka qenë shumë e keqe te Milani. Humbja dhe zhgënjimi i tifozëve bënë të veten, ndërsa shumë shqetësim solli dhe përplasja midis Lukas Biljes dhe Frenk Kesi.

Afrikani, dukshëm i acaruar për zëvendësimin, ia nxori inatin argjentinasit, ndërsa shokët nxituan për të qetësuar situatën. Diçka e tillë ka sjellë tërbimin e Leonardos, drejtorit sportiv të kuqezinjve.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, braziliani është futur në dhomat e zhveshjes në fund të ndeshjes, duke i kërcënuar të gjithë se do i mbyllte brenda. “Askush nuk del nga dhoma derisa ta zgjidhim këtë gjë”, ka urdhëruar Leonardo, dukje kërkuar me zë të lartë sqarimin midis dy mesfushorëve.

Të dy lojtarët kërkuan ndjesë për ngjarjen e ndodhur dhe duket sikur ngjarja është hedhur pas krahëve, por një video që po qarkullon në internet konfirmon raportin e vështirë midis dy lojtarëve.

Në ndeshjen e fituar kundër Kievos golat e fitores u shënuan nga Bilja dhe Piatek. Mesfushori latin zhbllokoi ndeshjen nëpërmjet një perle nga goditja e dënimit. Gëzim i madh për të gjithë që vrapojnë pas tij, përveç Kesisë, i cili qëndron afër pikës së penalltisë dhe rikthehet drejt mesit të fushës pa festuar me shokun e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *