“Askush s’do bënte më mirë se Alegri, Ronaldo një realitet tjetër!”

Masimiliano Alegri u largua pas plot pesë vitesh nga drejtimi i Juventusit, me teknikun që fitoi shumë në Itali dhe shkoi dy herë në finalen e Champions League. Në lidhje me largimin e tij ka folur së fundmi, Xhanluixhi Bufon.

Legjenda juventine në një intervistë të gjatë për “Corriere dello Sport”, është shprehur se atë që arriti Alegri me Juven në pesë vinte nuk do e bënte askush. Gjithashtu, Bufon preku edhe temën Ronaldo, ku tregoi takimin që pati me portugezin në Torino.

Mënyra se si i dha lamtumirën Juves ishte e jashtëzakonshme, si gjithnjë me klas. Besoj se ishte momenti i duhur, edhe Juventusi kishte nevojë për diçka të re. Askush nuk do të kishte bërë më mirë se sa Alegri në këto pesë vite. Askush!

Nuk mendoj se Ronaldo zgjodhi Italinë, aq shumë sa zgjodhi Juven. Nëse më lejohet ta them, ai është një realitet tjetër nga të tjerët. U takuam në Torino dhe nuk mendoj që Ronaldo po mundohet të jetë kampioni perfekt. Ai është dikush që mundohet të jetë profesionist dhe të arrijë objektivat që i vendos vetes. Është një shembull!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *