“Askush nuk e priste këtë Angli, krenuam një komb!”

“Për momentin ndjejmë dhimbjen e humbjes…. A e prisnim këtë ecuri? Ta pranojmë, asnjë nuk e priste, realisht. Por, kur mbërrin në këtë pikë dhe je në garë për të shkuar në finale dhe për t’i dhuruar një ëndërr kombit tënd, beson më shumë. Janë shanse jete që duhen shfrytëzuar, por çfarë mund të them”.

Trajneri i Anglisë, Sauthgejt, ka folur për FIFA-n dhe ka shprehur zhgënjimin e tij, jo për lojtarët, jo për kombëtaren, por rezultatin… “Dhoma e zhveshjeve është një vend i vështirë në këtë moment”.

“Jam krenar për djemtë, për çdo gjë që kanë bërë. Madje, jam krenar për tifozerinë dhe popullin tonë… Për duartrokitjet, për mbështetjen për gjithçka. Kjo përvojë do të na shërbejë dhe duhet ta marrim si diçka pozitive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *