Asisti i rrallë nga Kasami, Lenjani shënon me sprint të pandalshëm dhe parabël

Sioni është duke fituar me rezultatin 0-1 ndaj Thunit, ndërsa është duke u luajtur kampionati zviceran. Në minutën e 18 të takimit, do të ishte një asist i rrallë që vjen nga Pajtim Kasami dhe që do të përmbyllej në mënyrën më të mirë nga Ermir Lenjani.

Kasami ndodhej në cepin e krahut të djathtë të mbrojtjes, duke zgjedhur më shumë që të largojë topin nga zona e tij. Por harkimi shkon në mënyrë perfekte dhe me një sprint të pandalshëm të Lenjanit, që u nis nga gjysmëfusha, arriti të mposht portierin me një parabël. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *