Ashtu si edhe Laver Alla, arbitri nga Kosova niset për në Shqipërinë në mënyrë personale

Një shembull të madh ka dhënë arbitri shqiptar, Laver Alla. Teksa me profesionin e parë është si zjarrëfikës, Alla ka shkuar të jap ndihmën e tij në zonën më të prekur dhe kryeqendrën e tërmetit, Durrës.

Por një tjetër rast shembullor vjen nga Visar Hyseni. Arbitri nga Liga e Parë e Kosovës, e ka ndierë si një detyrë personale për t’u nisur vetë me një fugon ndihmash drejt Shqipërisë. Gjatë rrugëtimit, Hysenit i janë bashkuar edhe disa qytetarët të tjerë për t’iu gjendur pranë vëllezërve dhe motrave të tyre për momentin e vështirë që po përjetojnë. /Sport Ekspres/