“Asgjë personale”, Zidan ‘vulos’ të ardhmen e Bejl

0

Garet Bejl do të largohet nga Reali. Ky është mesazhi që jep Zinedin Zidan pas ndeshjes ndaj Bajernit, ku nuk zgjodhi ta aktivizonte uellsianin asnjë minutë. Te Reali kanë në plan të mbledhin financa për të sjellë yje të tjerë, me mesfushën që ka nevojë direkte për t’u përmirësuar.
Arsyen se përse Bejl nuk zbriti fare në fushë, Zidan e shpjegon kështu: “Bejl nuk ka luajtur sepse klubi po bën përpjekje për t’i gjetur një ekip të ri. Besoj se shpejt do të përfundojë gjithçka. Klubi po punon mbi gjithçka me palën tjetër, që është skuadra ku ai do të luajë”.

Më pas gazetarët tentuan të futeshin më thellë kësaj çështje, duke e pyetur se përse një lojtar që ka dhënë aq shumë për klubin, duhet të largohet në këtë mënyrë. Gjithashtu u prek edhe pjesa nëse ka ndonjë çështje personale mes tij dhe yllit uellsian.

Zidan përgjigjet se ka ardhur koha për të vepruar dhe duhet ndryshuar diçka. Shton se nuk ka asgjë personale. ”Nuk është aspak çështje personale. Vjen një moment kur duhet të veprohet. Kam për të marrë vendime dhe ne do bëjmë ndryshime. Do shohim ç’do ndodhë, por nuk është asgjë personale”, deklaroi Zidan.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.