Asani prodhon pikët e para të vitit, Partizani vetëm 2 pikë poshtë Kukësit

Partizani e nisi keq vitin, me dy humbje rresht ndaj Flamurtarit, por sot ka ardhur suksesi i parë, 2-1 ndaj Kamzës.

Një ndeshje që prodhoi tre gola në 26 minutat e para të saj, me Jasir Asanin që shënoi 2 herë, para se Sebino Plaku të shkurtonte dhe ta mbante ndeshjen në fije të perit deri në fund.

Raste të humbura nga Partizani dhe shanse edhe për Kamzën, aq sa në shtesë Batha për pak sa nuk çon në portë pa dashje një kros të Kamzës, por asnjë gol tjetër.

Partizani shkon -2 pikë nga Kukësi i vendit të tretë dhe është plotësisht në garë për Europën.

Kategoria Superiore – Java 18

E diel, 4 shkurt, ora 16:00

PARTIZANI – KAMZA       2-1

Shënues: Asani 7′, 23′ / Plaku 26′

PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi (Mala 46′), Batha, Asani (Abdurrahimi 57′), Bardhi, Lukas (Çulum 77′), Progni. Trajner: Klevis Dalipi

KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Lelis, Kuqi, Zguro, Idrizaj (Fili 46′), Arrabal, Imeri, Fukui, Plaku, Raçiç (Rezi 60′). Trajner: Ramadan Ndreu

Kartonë të verdhë: Progni 75′ / Fili 63′, Arrabal 88′

GJYQTARË: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Herald Lisaku, Adrian Beqiri

GOLAT

7′ GOL PARTIZANI! Krosim pa ndonjë rrezikshmëri nga Bardhi, afër flamurit të këndit, por topi merr një trajektore të çuditshme, përplaset në traversë dhe kthehet në fushë, ku Asani i vetëm e çon në rrjetë. Start perfekt për Partizanin!

23′ GOL PARTIZANI! Gol sërish Asani, këtë radhë i vetëm me portierin kundërshtar. Pasim i shkëlqyer nga Lukas.

26′ GOL KAMZA! Kros perfekt nga Hektor Idrizaj, Plaku zhytet me kokë thuajse rrafsh me tokën dhe shënon një gol shumë të bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *