Asani: Partizani duhet të kthehet në krye, nuk kënaqemi me pak

Jasir Asani luajti një ndeshje shumë të mirë ndaj Teutës dhe dha edhe pasimin për dy golat e fitores. Pas ndeshjes mesfushori ofensiv nuk e fshehu kënaqësinë për faktin që po luan dhe po ndihmon Partizanin të kthehet lart.

Ndeshja më e mirë te Partizani, çfarë ka ndryshuar për Asanin? “Nuk isha shumë i përgatitur kur erdha dhe kisha nevojë që të gjeja formën optimale. Starova më ka dhënë hësprë dhe shanse dhe fizikisht jam mirë, ndaj jam i lumtur që po i shfrytëzoj hapësirat që më jepen.

Krahasimi mes kampionatit maqedonas e atij shqiptar? “Kampionati shqiptar është më cilësor, ka shumë lojtarë të mirë dhe janë shumë skuadra në garë për vendet e para”.

Roli si sulmues? “Të gjithë po japin maksimumin, nuk ka rëndësi kush luan në sulm, Progni, unë apo ndonjë tjetër. Rëndësi ka që të gjithë të japin maksimumin”.

Objektivat, a mendohet kreu? “Nuk jemi larg nga vendi i dytë, nëse vazhdojmë kështu, duke dhënë maksimumin, mund të kapim kreun. Partizani ka një emër të madh dhe ekip të mirë, nuk e meriton vendin e gjashtë, por meriton vendin e parë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *