Asani: Partizani do të kthehet në majë. Lukas është superlojtar

0

Mesfushori i Partizanit, Jasir Asani, po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm dhe tashmë që ka arritur formën maksimale, trajneri Sulejman Starova e ka ndër të preferuarit e vet.

Sot Asani është shfaqur para gazetarëve, duke folur në konferencën për shtyp të mesjavës. Kampionati, ecuria e tij në Superiore, por edhe sulmuesi Lukas, i cili do të vijë në janar te Partizani, ishin në fokusin e Asanit.

AVENTURA SHQIPTARE – “Që kur erdha në fillim te Partizani e dija që më pret një punë e madhe këtu. Të gjithë lojtarët më kanë mbështetur maksimalisht nga dita e parë dhe gradualisht po e kap formën që dua të arrij. Këtu kam pasur shumë shokë, si Bunjamin Shabani, Ylber Ramadani. Ata më kanë folur shumë për Partizanin dhe dëshira ime ishte të luaj me këtë ekip, ta ndihmojë këtë klub. Jam shumë i kënaqur, luaj në pozicion tim. Gjithmonë kam luajtur në atë pozicion.

PARTIZANI  – “Tani jemi në një situatë ku Partizani nuk duhet të jetë, Partizani duhet të jetë në vendin e parë. Besoj se të gjithë lojtarët e dinë se duhet të japim maksimumin për të kaluar në krye, ku e ka vendin. Ka edhe fazë të dytë dhe nuk duhet të themi që tani se ka mbaruar kampionati për ne. Dalëngadalë po ringjallemi, po marrim fitore dhe besoj se dalëngadalë do ngjitemi te vendi i parë. Për ne nuk ka mbaruar akoma kampionati. Na presin vetëm ndeshje finale dhe duhet ta tregojmë veten. Të dielën me Teutën do ta japim maksimumin të gjithë. Nuk ka rëndësi kundër kujt luajmë, secili duhet të japë më të mirën për të fituar ndeshjen.

LUKAS – “Kemi luajtur kundër dhe është një superlojtar. Besoj se do të na bëjë punë, por tani për tani duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës”, shprehet Asani, në lidhje me sulmuesin brazilian që është prenotuar nga Partizani. http://sportekspres.com/gola-nga-maqedonia-partizani-mbyll-blerjen-e-pare-te-janarit/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image