Asani: Kualifikimi 50 me 50, ja si e ndëshkojmë Karabakun

Futbollisti i Partizanit, Jasir Asani, ka dhënë një intervistë për “Supersport” në prag të ndeshjes të së mërkurës, ku “demat” do të ndeshen në Baku të Azerbajxhanit me kampionët e Karabak. Futbollisti nga Shkupi vlerëson forcën e kundërshtarit, por nuk ngurron ta cilësojë çështjen e kualifikimit si 50 me 50.

“Jemi stërvitur pa ndërprerje. Na pret një takim shumë i vështirë. Shpresoj që më ndihmën e stafit dhe djemve t’ia dalim në Azerbajxhan. Do të bëmë maksimumin për këtë”.

“Në minutat e para do t’i presim, pasi Karabak ka një super skuadër dhe ne duhet t’i sulmojmë me kundërsulm. Mendoj se kualifikimi është 50 me 50, edhe ne kemi skuadër shumë të mirë, përse mos t’ia dalim. Nuk ka rëndësi kush do shënojë golin vetëm të fitojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *