Asani: Kam disa oferta, do bisedoj me Demin për të ardhmen

Ofertat për Jasir Asanin nuk mungojnë dhe këtë e konfirmon vetë Kryegolashënuesi i të kuqve në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në “Supersport”. Futbollisti nga Shkupi konfirmoi se

“Kur erdha unë te Partizani, kam thënë se Partizani do të synojë vetëm vendin e parë. Besojmë se e merituam krejtësisht titullin”.

“Tani për tani jam lojtari i Partizanit. Për momentin kam disa oferta që do i diskutoj me presidentin, së shpejti do ti merrni vesh. Nuk janë oferta nga kampionate të Ballkanit”.

“Kam pasur kontakte nga kombëtarja e Maqedonisë, por si çdo shqiptar unë dëshiroj të luaj për Shqipërinë, prandaj jam ende në pritje të një ftese”.

“Te Partizani ka qenë shumë e vështirë të fitoja titullin krahasuar me Vardarin. Atje ekipi ishte i mbushur me lojtarë me eksperiencë që kishin luajtur më parë në kampionate të ndryshme nëpër Europë, ndërsa te Partizani ishim një grup me shumë lojtarë të rinj në moshë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *