Asani dhe tradhëtia e nervave, Partizanit i doli nga kontrolli ndeshja me Teutën

Partizani është përballur ndaj Teutës për javën e shtatë të Superiores. Ndërkohë në formacionet zyrtare para ndeshjes, Solomon e nisi si titullar nga minuta e parë në sulm. Trajneri Lerda i ka besuar edhe njëherë këtij sulmuesi, pasi arriti të shënonte në derbi.

E për t’u rikthyer te ndeshja, Romero do të ndëshkohej me karton të kuq në mënyrë të merituar në minutën e 34, duke u ndëshkuar me të verdhën e dytë pas shkeli kundërshtarin. Teksa Lerda ishte duke u ankuar ende te arbitrat, nuk e ka parë golin fantastik të Avdylit.

Në minutën e fundit të takimit dhe rastin e fundit të pjesës së parë, Lorenc Trashi ka shënuar nga goditja e dënimit në një distancë prej 27 metrash. Aty ndikoi edhe pavëmendja e Frashërit, që e pësoi në shtyllën e parë, pa i hequr merita mbrojtësit të Partizanit. Sipas informacioneve të siguruara nga “Sport Ekspres”, ky lojtar do të jetë në listën e Shqipërisë për dy ndeshjet e muajit tetor.

Madje edhe trajneri Reja do të ishte i pranishëm vetëm pjesën e parë për të parë ndeshjen nga stadiumi. Por një tjetër situatë e pakëndshme vjen nga Asani që nuk ndryshon kurrë, ndërsa me nervat e tij që e tradhëtojnë shpeshherë, ka kundërshtuar ndërrimin nga Lerda në pjesën e parë pas ndëshkimit me të kuq të Romeros. /Sport Ekspres/

Partizani-Teuta 1-1 Trashi 45’+3’/ Avdyli 36′

Partizani: Hoxha, Mala, Belica, Boldor, Trashi, Asani, Broja, Kordeiro, Romero, Çinari, Solomon

Teuta: Frashëri, Kuros, Arapi, Hoxha, Gashi, Aleksi, Avdyli, Çyrbja, Nikaç, Vila, Khalid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *