Asambleja vjetore, Bajerni raporton të ardhura rekord

0

Bajerni çdo vit vendos rekorde në aspektin financiar, madje edhe kur nuk ka sukses në aspektin sportiv. Klubi bavarez sotzhvilloi asamblenë vjetore si çdo nëntor dhe raportoi me krenari 640.5 milionë xhiro vjetore, ndër të cilat 39,2 milionë euro janë fitim neto. Bajerni ka gjithsej 220,1 milionë euro në një llogari personale, të cilat mund të përdoren në çdo rast.

Jan-Kristian Dresen komentoi: “Ky rezultat i jashtëzakonshëm dhe rritja jonë ekonomike, siç e trajtuam me tabela dhe duke e transmetuar drejtpërdrejt në medie, na jep mundësinë të kryejmë investimet e duhura në transferime lojtarësh, që të kemi një ekip konkurrues. Tani mund të bëjmë investimet e duhura. Kemi mundësinë të konkurrojmë në elitën e futbollit botëror”.

Përfitimet e klubit janë rritur në masën 22% nga 66.2 milionë të sezonit të vjetshëm në rreth 140 milionë euro, edhe pse vitin e kaluar skuadra shkoi deri në çerekfinale, duke u mposhtur nga Real Madridi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image