As VAR nuk i bën derman: penalltia ndaj Juves përçan botën

Minuta e fundit e kohës shtesë, Lukas Vaskez merr një top nga Ronaldo në zonë, mundohet ta ndale me gjoks për të gjuajtur dhe aty i ndërhyn Benatia: penallti për Realin e Madridit, protesta pa fund nga Juventusi dhe Bufon me karton të kuq! Ronaldo gol, Reali në gjysmëfinale, por a i shte penalltia?

Presidenti i Juventusit Andrea Anjeli tha pas ndeshjes se VAR është bërë i domosdoshëm në Champions League, por penalltia dhënë Realit me siguri do të fuste në hall arbitrin edhe me VAR.

Debati i hapur mbrëmë nuk ndalet dhe bota është e ndarë më dysh: një pjesë janë të bindur se penalltia ishte, të tjerët mendojnë se Reali e vodhi kualifikimin.

Mafia e futbollit eliminon Juventusin”, thotë ish-portieri i famshëm paraguaian Hoze Luis Çilavert.

Nuk uroj dot askënd, jam i zhgënjyer dhe po të luaja për Juventusin do ndihesha i plagosur shpirtërisht”, thotë Gabriel Batistuta.

Pas natës së sotme, jam edhe më krenar dhe i sigurt që jam te Juventusi”, shkruan Dibala, pa përmendur penalltinë.

Kokën lart, shumë lart. Nëse ekziston një ndjenjë që mbizotëron, ajo është krenaria”, thotë Maks Alegri.

Nuk besoj se ishte penallti dhe ndoshta arbitri e teproi me Bufonin”, thotë Del Piero.

Penallti mëse e qartë”, thotë ish-madrileni Guti.

SHTYPI SPORTIV – Ndarje totale edhe në pasqyrimin e ngjarjes në shtypin botëror. Shtypi anglez dhe ai gjerman janë të bindur se arbitri anglez Majkëll Oliver veproi drejt.

Në Spanjë natyrisht gazetat në Katalunjë kanë shpërthyer kundër arbitrit, aq sa Sport thotë: “Vjedhja e shekullit”. E kundërta Marca, që është madrilene në gjak: “Ishte penallti”

Në Itali Gazzetta dello Sport nuk tregohet direkte, duke ruajtur diplomaci, ndërsa shkruan në faqe të parë: “Zemërimi dhe krenaria. Juventusi i tërbuar”. E kundërta Corriere dello Sport: “Çfarë vjedhjeje!”.

 

One thought on “As VAR nuk i bën derman: penalltia ndaj Juves përçan botën

  1. –REAL -JUVENTUS!!–ASNJE DYSHIM -11-METERSHI MESE I PASTER –MES DRITHERIMAVE -POR KALON NE RAUNDIN TJETER-PA ASNJE HIJE DYSHIMI–REAL MADRID-..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *