As Dinamo nuk e ndal dot Vllazninë, kuqeblutë thellojnë diferencën me ndjekësit

Vllaznia është pretendentja kryesorepër të fituar grupin A dhe për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.Skuadra shkodrane ka arritur një fitore mjaft të vlefshme ndaj një rivalidirekt si Dinamo, duke fituar në Pezë-Helmës me rezultatin 0-1. Vendos goli i Silvio Zhunjer, i cili e gjeti rrugine rrjetës, sapo ishte mbushur gjysmë ore lojë. Me këtë sukses, ekipi i Vllaznisëshkon në kuotën e 32 pikëve, duke e çuar në +7 diferencën me Erzenin e vendit të dytë.  Nuk ishte një ndeshje edhe aq e lehtë për kuqeblutë, që u duhej të prisnin deri në vërshëllimën e fundit për të festuar këtë sukses, i cili merr akoma dhe më shumë vlerë, duke kujtuar se shijakasit u ndalën një ditë më parë. Dinamo mbetet në kuotën e 21 pikëve dhe pas kësaj humbje duket e pa fuqishme përtë pretenduar ngjitjen në elitë, ndonëse dihet që në fazën e tretë pikët do tëpërgjysmohen dhe diferenca do të ngushtohet. Vllaznia tregoi dhe një herë tjetërse është një ekip mjaft cilësor, pasi suksesi ndaj bluve ishte i dhjeti për këtë edicion.

Kategoria e Parë – Java 12 E diel, më 9 dhjetor 2018, ora 14:00 Kompleksi “Internacional”, Pezë-Helmës

Dinamo 0-1 Vllaznia  Shënues: Zhunior 30’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *