Artur Magani, afrimi i radhës te Teuta

0

Drejtuesit e klubit durrsak kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin 20-vjeçar, i cili në ditët në vijim pritet të nënshkruajë kontratën

Andi TANKU

Teuta vijon të përforcohet në këtë merkato vere, e cila ka nisur dhe vazhdon të jetë e nxehtë në kampin durrsak. Këtë radhë është reparti i sulmit që shton radhët me një element cilësor dhe të talentuar. Behët fjalë për Artur Maganin, djalin e vogël të trajnerit peqinas, Gugash Maganit, i cili disa javë më parë u zyrtarizua në krye të stolit të Teutës. Drejtuesit e klubit bregdetar mësohet se kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin 20-vjeçar dhe në ditët në vijim do të nënshkruhet edhe kontrata mes palëve. Teuta do të ketë në radhët e saj një tjetër Magan në sezonin e ardhshëm, ndërsa ish-futbollisti i Shkumbinit, Besës dhe Kamzës shihet si një përforcim që do t’i japë më shumë kualitet repartit ofensiv të durrsakëve. Artur Magani, i cili ka qenë pjesë e formacionit titullar të Kombëtares sonë U19 zhvilloi paraqitje mjaft pozitive në sezonin e kaluar, duke realizuar 9 gola në Kategorinë e Parë. Ai rezultoi vendimtar në disa ndeshje për Shkumbinin që siguroi mbijetesën. Eksperienca e fituar gjatë viteve të fundit, edhe pse një moshë të re, por edhe konfirmimi si një sulmues efikas para portës janë elementët që kanë bindur drejtuesit e klubit, por edhe vetë trajnerin Magani për t’i besuar 20-vjeçarit një vend te Teuta për kampionatin e ardhshëm. Tashmë sulmuesi peqinas bëhet përforcimi i katërt i “djemve të detit” në këtë merkato vere, pas afrimit të Hilës, Mustës dhe portierit Bejte. Negociatat vijojnë me të tjerë futbollistë cilësorë, ndërsa drejtuesit e klubit janë duke punuar për t’i krijuar të gjitha kushtet trajnerit Magani për ndërtimin e një ekipi që do të pretendojë një nga katër vendet e para në renditje për sezonin e ri.

9 GOLA

Realizoi Artur Magani në sezonin e kaluar, duke qenë një nga lojtarët vendimtarë për Shkumbinin që arriti të siguronte mbijetesën në të Parën.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.