Arsyeja se përse “shkeli” mbi ceremoninë e lamtumirës te Juventusi, Bufoni kalon përfundimisht Maldinin

Xhanluixhi Bufon ka shkruajtur historinë në kampionatin italian, duke qenë lojtari me më shumë paraqitje në Seria A. 42 vjeçari arriti 648 paraqitje në ligën italiane dhe theu rekordin e Maldinit i cili e mbylli karrierën me 647 prezenca. Karriera legjendare e Bufon u përmbyll me një rekord të ri, pas shumë trofeve të fituara në Seria A dhe në Kupën e Italisë. Kjo ishte arsyeja kryesore se përse italiani nuk u pensionua nga futbolli, por pas largimit nga PSG u rikthye tek Juventusi, megjithëse kishte bërë ceremoninë e lamtumirës te bardhezinjtë.

Një rekor ky që mund të thellohet edhe më shumë nga portieri që është kthyer në një simbol të Juventusit. Kjo për faktin se mbeten ende 8 ndeshje deri në përfundim të kampionatit italian. E si për të mos mjaftuar vetëm kaq, Bufon ka në dispozicion edhe një tjetër sezon për të shtuar paraqitjet e tij në Serie A, teksa ka rinovuar për një vit me Juventusit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *