Arsyeja se përse e dashurojnë tifozët! Simeone shtyn mbylljen e konferencës: Një përshendetje për ta…

Nga Klaudio Ndreca

Simeone është një prej trajnerëve më të veçantë në Europë dhe që dashurohet jo vetëm nga tifozët e Atletiko Madridit. Mënyra sesi shpreh emocionet në pankinë, por edhe sesi paraqitet ekipi i këtij trajneri në fushën e lojës, duke dhënë gjithçka, krijon një model të veçantë dhe të admirueshëm.

Në ditën e djeshme është marrë një tjetër fitore, duke ia dalë në shifrat 2-1 ndaj Alaveshit. Atletiko Madridi vjen menjëherë pas Realit dhe Barcelonës në La Liga, ndërsa humbja e fundit i përket datës 1 shkurt në përballjen ndaj madrilenëve.

Menjëherë pas përfundimit të takimit ndaj Alaveshit, teksa po njoftohej mbyllja e konferencës për shtyp, do të ishte Simeone që do ta ndërpriste njoftimin: “Një përshendetje për tifozët tanë. Kjo fitore i dedikohet atyre dhe të shohësh stadiumin e boshatisur është e vështirë. Dua t’ju them se na mungojnë shumë”, ka mbyllur Simeone. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *