Arsyeja që arbitri nuk pa VAR-in te Milani, kishte probleme monitori në fushën e lojës

Në mbrëmjen e djeshme kemi pasur një përballje mes Torinos dhe Milanit, e mbyllur në shifrat 2-1. Goli i barazimit të Belotit do të shkaktonte shumë polemika, pasi pretendohej se aksioni vinte nga një faull i Calhangolu.

Por përse arbitri nuk dëshironte që të shihte në asnjë mënyrë pamjet e VAR-it? Mesa duket, ka pasur një problem teknik. Të paktën kjo është ajo që raporton “Sky”, e cila shkruan se ka pasur disa probleme monitori që ndodhej në fushën e blertë. Kjo ka qenë arsyeja që arbitri nuk ka rishikuar asnjë moment të dyshimtë dhe që shkaktoi polemika gjatë këtij takimi, po ashtu si në penalltinë e dhënë në favor të Milanit. /Sport Ekspresi/