Arsyeja e largimit të Marash Kumbullës nga Juriç, ndeshjen ndaj Parmës e humb nga kartonët

Skuadra e Veronës barazoi me rezultatin 3-3 përballë Sasuolos. Edhe pse kaluan dy herë në avantazh, nuk arritën të dilnin me tre pikë nga Mapei Stadium, pasi në minutën e 97-të, Rogerio do të shënonte golin e barazimit për Sasuolon, duke i mohuar kështu festën djemëve të Juriç. Në këtë takim luajti si përherë dhe mbrojtësi shqiptar i talentuar, Marash Kumbulla.

Në minutën e 15-të të takimit, 20 vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë. Për këtë arsye, lojtari do të humbë ndeshjen e të mërkurës përballë Parmës. Mbrojtësi shqiptar do të largohej nga fusha në pushimin mes pjesëve pasi ka ndierë shqetësime dhe pritet që të ketë një ekzaminim për të treguar kohën e rikuperimit.

Marash Kumbulla është një mbrojtës mjaft kualitativ, për këtë arsye shumë ekipe si Inter dhe Lacio dhe Juventus janë të interesuara për të marë shërbimet e lojtarit. Oferta e fundit erdhi nga kryeqytetasit të cilët ofruan 30 milionë euro, megjithatë duket se është më i interesuar për një kalim tek Interi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *