Arsyeja e festës së madhe te Kamza, gati 1 vit pa fitore dhe…largohet trajneri në Kinë

Kamza arriti të merrte tre pikët e para në Kategorinë e Dytë duke mundur Spartakun në shifrat 2-1. Pas tre javësh kampionat, ky ishte triumfi i parë dhe festa e madhe nisi në dhomat e zhveshjes.

Në fakt, e gjitha kjo e ka një shpjegim. Fillimisht Kamza kishte thuajse një vit pa fituar, ndërsa ia kishin dalë në datën 21.12.2018 ndaj Skënderbeut me shifrat 1-0, ndërsa trajneri kryesor ishte Ernest Gjoka dhe si zëvendës trajner, debutonte asokohe Ergys Luga.

Ky i fundit ishte edhe ndihmësi i trajnerit në dy ndeshjet e para të këtij sezoni te Kamza në Kategorinë e Dytë, ndërsa me largimin e “timonierit kryesor”, ekipi kaloi në duart e Ergys Lugas. Si e gjeti në debutim, ashtu e vazhdon dhe në të tillë mënyrë e lë. Kamza arriti të fitonte me rezultatin 2-1 me të, ndërsa djemtë e ekipit i dhuruan edhe disa emicione feste, pasi Luga do të largohet në Kinë këtë javë, atje ku do të stërvis të rinjtë e Shenzenit dhe ku ekipin e parë e ka Donadoni.

U pa qartësisht edhe në takimin e sotëm në Kamëz, një vendosje e saktë taktike dhe një presing i madh i ekipit karshi kundërshtarëve, që arritën edhe të finalizonin në mënyrën e duhur e duhur para portës. Megjithëse pa stërvitje për shkak të mosgjetjes së gjuhës së përbashkët me Bashkinë, Kamza stërvitet në një fushë me modeste 9 me 9 dhe sërish arriti të marrë fitore. /Sport Ekspres/