Arsenali zyrtarizon afrimin e ri, transferon mesfushorin spanjoll

Arsenali transferon zyrtarisht Denis Suarez. “Topçinjtë” e Londrës, më në fund kanë arritur të kompletojnë marrëveshjen për mesfushorin e Barcelonës, të cilin e ndiqnin prej kohësh. Formula e transferimit të spanjollit do të jetë në huazim.

25-vjeçari ka rinovuar kontratën e tij me Barcelonën fillimisht, deri në vitin 2020 dhe më pas ka lënë ekipin blaugrana për t’u transferuar në Londër, në huazim deri në fundin e sezonit. Marrëveshja është zyrtarizuar pasditen e sotme.

Denis Suarez

Kështu, Denis Suarez do të gjejë në “Emirates” ish-trajnerin e tij, Unai Emeri, me të cilin ka punuar në kohën kur luante te Sevija, në sezonin 2014/2015. Këtë sezon, spanjolli ka luajtur në vetëm dy takime si zëvendësues në La Liga, në total vetëm 17 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *