Emeri rrit konkurrencën në mesfushë, “prenotohet” mesfushori i Barcelonës

Tek Arsenali nuk do të rrinë duarkryq gjatë merkato së janarit. Gara për një vend në katërshen e parë është shumë e fortë dhe “topçinjve” u duhet medoemos përforcime për të siguruar objektivin “Champions”.

Sipas së burimeve të “The Independent”,  skuadra londineze ka arritur një marrëveshje me klubin e Barcelonës për kartonin e mesfushorit Denis Suarez. Futbollisti 24-vjeçar është aktivizuar në vetëm një ndeshje të kampionatit spanjoll gjatë këtij sezoni dhe të dyja palët e kanë kuptuar se ka ardhur momenti që rrugët e tyre në ndahen.

Marrëveshja për Suarez do t’i kushtojë ekipit londinez 14 milionë euro. Kjo nuk do të jetë hera e parë që spanjolli luan në Angli, pasi në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Mançester Sitit. Mesfushori është një njohje e vjetër e trajnerit aktual të Arsenalit Unai Emeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online