Arsenali nuk u ndahet talenteve, bën goditje të dyfishtë

“Topçinjtë” kanë  përforcuar repartin e mesfushës me dy lojtarë që premtojnë, si uruguaiani Lukas Torreira dhe francezi Mateo Guenduzi. Transferimet e dy mesfushorëve e çojnë në pesë numrin e lojtarëve të afruar deri më tani në klubin londinez, pas portierit Bernd Leno dhe mbrojtësve Sokratis e Lishtajner.

Torreira-   Drejtuesit e klubit londinez kanë shpenzuar 30 milionë euro për të blerë kartonin e mesfushorit nga klubi i Samdorias. 22-vjeçari ka një stil të ngjashëm loje me mesfushorin e Barcelonws Serxho Buskets dhe projektohet si një titullar i padiskutueshëm në mesfushën e “topçinjve” përkrah Granit Xhakës dhe Aron Ramseit.

Guenduzi-  Talenti Mateo Guenduzi vjen nga skuadra e Lorientit, ku edhe pse vetëm 19 vjeç arriti të fitonte një vend titullari. Lëvizja mesfushorit francez ka kushtuar 10 milionë euro. Guenduzi shihet si një investim për të ardhmen dhe pritet që të huazohet  për një vit në një skuadër të kampionatit francez ose në Championship.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *