Arsenali, nga shiu në breshër

0

Eliminimi nga Liga e Kampioneve ishte në “program”, por Arsenali tashmë po dështon edhe në garën për vendin e katërt në kampionat. Sot “Topçinjtë” u mundën keqas në Uest Bromuiç, ndaj një rivali që triumfoi me meritë 3-1.

Kreig Doson shënoi 2 gola në të njëjtën mënyrë, gjatë goditjeve nga këndi, ndërsa loja vendase ishte shumë i organizuar në mbrojtje dhe kundërsulmi ishte perfekt.

Arsenali luajti vetëm në pjesën e parë, kur në minutën e 15-të Aleksis Sançez barazoi golin e pësuar 3 minuta më parë, por pjesa e dytë ishte e tëra e Uest Bromit, që shënoi 2 gola dhe konfirmoi krizën e Arsenalit.

Tashmë Arsen Venger duket në fund të udhëtimit të tij si trajner i Arsenalit, sepse sukseset e shumë viteve më parë nuk mjaftojnë më dhe tifozët i kanë bërë dalje me kohë, të paktën pjesa më e madhe e tyre.

Cech shakes hands with Colombian shot-stopper Ospina and Wenger before making his way down the Hawthorns tunnel

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image