Arsenali mposht Sitin dhe luan derbin në finalen e Kupës FA

0

Arsenali mbetet ekipi më i paparashikueshëm në Angli, sepse ndonëse bën gabime pa fund në ndeshje të lehta në letër, herë pas here arrin të prodhojë ndeshje të mëdha kundër rivalëve të kreut.

Sot “Topçinjtë” mposhtën 2-1 Mançester Sitin pas shtesave në gjysmëfinalet e Kupës FA, duke siguruar finalen kundër Çelsit.

Dje sfida Çelsi-Totenhem dhuroi spektakël e gola, ndërsa sot niveli ishte më i ulët.

Arsenali e Siti luajtën një ndeshje frike, më shumë taktike se e djeshmja dhe vetëm në pjesën e dytë pati emocione, me Agueron që shënoi pas një ore lojë dhe mbrojtësin Monreal që barazoi në minutën e 71-të.

Në shtesa triumfoi skuadra e drejtuar nga Arsen Venger, që gjeti në minutën e 101-të golin vendimtar. Mesut Ozil ekzekutoi një goditje dënimi dhe e çoi topin në shtyllën e dytë, ku Aleksis Sançez u tregua shumë i shkathët, duke kontrolluar topin e duke mundur portierin Bravo nga distanca e afërt.

Tani në “Wembley” do të luhet një finale londineze, që pritet të dhurojë spektakël, mes Arsenalit e Çelsit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here