Arsenali, kualifikim mes protestave

0

Arsenali i është bashkuar Mançester Sitit në gjysmëfinalet e Kupës FA pasi ka mposhtur pa vështirësi Linkolnin e kategorisë së pestë me shifrat 5-0. Një fitore e pritshme për “Topçinjtë”, por lajmi i ditës ka qenë protesta e radhës e tifozëve kundër trajnerit Arsen Venger. Siç ndodhi në mesjavë kundër Bajernit të Mynihut, edhe dje para ndeshjes kundër Linkolnit, tifozët e inatosur të Arsenalit kanë dalë në rrugët e Londrës dhe në rrethinat e stadiumit “Emirates” me pankarta duke kërkuar largimin e trajnerit Arsen Venger.

The message to Arsdene Wenger is loud and clear...GO

Ndeshja – Sa për ndeshjen nuk është se ka pasur histori. Ndonëse në pjesën e parë Arsenali ka qenë i plogësht dhe pa mundur të dominojë takimin. “Topçinjtë” e kanë zhbllokuar takimin vetëm në fundin e pjesës së parë me teo Uollkot. Më pas në të dytën diferencat në fushë kanë qenë shumë të mëdha. Arsenali ka shënuar plot 3 herë të tjera me Zhiru (53’), autogol të Raget (58’) dhe Aleksis (72’), Ramsej (75’), duke i dhënë përmasa të thella fitores së vet. Megjithatë suksesi i Arsenalit është hijezuar nga protesta e tifozëve të “Topçinjve” kundër trajnerit Venger.

Arsenal – Linkoln        5-0

Shënues: Uollkot 45’+1, Zhiru 53’, Raget 58’ (aut), Aleksis 72’, Ramsej 75’

 

 

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here