Arsenali ka ngecur, Bajerni gati t’i rrëmbejë objektivin e verës

0

Arsenali duket se është i destinuar të mos firmosë me Uillfred Zaha. Ylli i Kristal Palas prej kohësh lidhet ngushtë me kalimin te “topçinjtë”, por këto të fundit nuk kanë muskuj financiarë të përballojnë blerjen e tij. “90min.com” raporton se Bajerni i Mynihut është hedhur në sulm për sulmuesin.

Uilfrid Zaha

Bavarezët prej kohësh janë në kërkim për dy sulmues krahu, por po hasin vështirësi. Sane duket çdo ditë e më larg. Siti çdo ditë e më shumë i ngre çmimin gjermanit, me Bajernin që ka limitet e veta. Kallum Hadson-Odoi mund të quhet çështje e mbyllur. Lampard e ka bindur anglezin të rinovojë me Çelsin.

Kristal Palas e vlerëson rreth 80 milionë euro Zahan dhe Bajern e disponon këtë shumë. 26-vjeçari duket se do përfundojë në Bundesliga. Edhe Bejl flitet se do vijë ne “Allianz Arena”. Me ardhjen e mundshme të kësaj dysheje, Bajerni do ishte i frikshëm për çdo ekip në botë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.