Arsenali hedh sytë në “MLS”, një paraguaian “josh” Unai Emerin

Gjatë viteve të fundit kampionati amerikan i futbollit, “MLS”, ka pësuar një rritje të dukshme cilësi. Tanimë Amerika nuk është vetëm një destinacioni për futbollistët në fund të karrierës, por edhe për talentet premtues nga Amerika e Jugut.

Një ndër ta është fantazisti Miguel Almiron. Lojtari nga Paraguai është 24-vjeç dhe ka shkëlqyer në këtë sezon në “MLS”, ku aktivizohet me skuadrën e Atlanta Junajtid. Statistikat e Almiron janë mbresëlënëse, 12 gola dhe 11 asiste në 31 takime.

Shifrat e lartpërmendura nuk kanë si të mos sjellin interesim nga Europa, ku klubi i Arsenalit është një ndër skuadrat më të interesuara për paraguaianin. Transferimi i Almiron në Europë mund të bëhet realitet nëse drejtuesit e Arsenalit bien dakord që të derdhin 30 milionë euro në arkat e klubit amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *