Arsenali “hap thesin” për Perishiç, ja pse kroati po bën çmos për t’u larguar

0

Ivan Perisiç është kthyer në një çështje te klubi i Interit. Sulmuesi kroat u la në stol në takimin e djeshëm, ku skuadra zikaltër u mund në transfertë nga Torino me rezultatin 1 – 0. Shkaku për lënien jashtë të 30-vjeçarit është kërkesa e tij për t’u larguar drejt Anglisë.

Arsenali është klubi që po tundon kroatin. Gazeta italiane “Libero”, ka zbuluar detajet e kontratës që “topçinjtë” i kanë ofruar kroatit. Paga që 30-vjeçari do të përfitojë nëse kalon te pala angleze do të jetë 6 milionë euro në sezon (neto), shumë kjo sa dyfishi i asaj që përfiton aktualisht tek Interi.

Sipas së njëjtit shkrim një tjetër atraksion i kësaj lëvizja është dhe fakti, që Perishiç dëshiron që ta zhvendosë përfundimisht në Londër familjen e tij. Një zgjedhje kjo që e kanë bërë shumë futbollistë, pasi kryeqyteti i Anglisë cilësohet si një ndër metropolet më tërheqëse në planet.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.