Arsenali fiton në fushë, Këlni jashtë saj!

0

Një ndeshje e çmendur, në një atmosferë të çmendur. Rikthimi i Këlnit në Euorpë kurorëzohet me një gol nga Kordoba pas 8 minutash, por në pjesën e dytë, Arsenali shënon tri herë dhe zbret me këmbë në tokë gjermanët, që megjithatë do të mbahen mend gjatë jo për ndeshjen, por sepse detyruan UEFA-n të shtynte nisjen e saj, me 1 orë me vonesë. Pas golit të Kordobës në pjesën e parë, në të dytën janë Kolashinaç, Sançez dhe Belerin ata që realizojnë, teksa në stadium dëgjohen vetëm 3 mijë gjermanët…

Kaosi –  “Keni vetëm 3000 bileta në dispozicion!”. Ok, atëherë do të thotë se në Londër do të shkojmë të konsumojmë ndonjë birrë, fundja do të gjejmë një mënyrë për të parë ndeshjen. Komunikata e bërë nga UEFA dhe klubi i Arsenalit ka rënë në vesh të shurdhër në Këln, aty ku tifozët, të uritur për mungesën 25 vjeçare në Europë, janë mbledhur përpara sheshit kryesor dhe kanë bërë një betim: do të zhvillojmë transfetën më të madhe në Europa League këtë sezon! E thënë, e bërë… Sepse dje Londra ka folur gjermanisht dhe kjo nuk është një metaforë apo batutë, por e vërteta. Nga Gjermania në Angli udhëtuan 20 mijë tifozë të Këlnit, teksa në stadium u futën vetëm 5000 të tillë. Pra, më shumë se gjysma jashtë, por për të siguruar rendin dhe hyrjen në “Emirates”, policia vendosi të shtyntë ndeshjen edhe 1 orë më mbrapa. Kaosi në rrugët londineze ishte i madh, saqë shumë dyqane u detyruan të mbyllen, teksa tifozët e Këlnit bënë rrëmujë, duke thyer edhe shishe dhe duke flakur kazanë plehrash. Në fund, përpara futjes në stadium, kacafytja me policinë, në kërkim të një bilete…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here