Arsenali bie më shtëpi, Siti e nis me hap kampioni

Mançester Siti është skuadra kampione në fuqi dhe konfirmohet sërish si kandidate për të mbrojtur kurorën në Premier Ligë. Të besuarit e Pep Guardiolës e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion të ri, pasi kanë mundur që të marrin një sukses të pastër 0-2 në Londër ndaj Arsenalit.

Dështon skuadre e Unai Emeri ndaj “qytetarëve” që ishin mjaft dominues përgjatë gjithë lojës. Ishte Stërling ai që realizoi golin e parë, i cili goditi bukur nga distanca duke mposhtur portierin vendas. Në fraksionin e dytë miqtë shënuan dhe golin e sigurisë me anë të Bernardo Silvës, me portugezin që u tregua i saktë me të majtën e tij pas pasimit të Mendit, i cili dha dy asiste sot.

Siti tregon muskujt në Anfield dhe i jep sinjal edhe pjesë tjetër të skuadrave se nuk do ta kenë të lehtë për t’i zbritur nga froni. Skuadra e “topçinjve” gjeti dhe kontestimet e tifozëve për teknikun Emeri, i cili e ka nisur më këmbën e gabuar aventurën e tij në Londër.

Arsenal bëri një paraqitje mediokër, ngjante me skuadrën e shëmtuar të vitit të shkuar. Gabime në formacion nga Emeri, disa të rinj pa eksperiencë dhe një mbrojtje shumë e brishtë. Siti makineri perfekte si sezonin e shkuar dhe me stol spektakolar, përveç formacionit tekniku katalanas kishte hedhur në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *