Arsenali bën lëvizjen e dytë, firmos talenti i Sampdorias dhe Uruguait

Pas firmës me mbrojtësin Stefan Lihshtajner pa shpenzuar asnjë euro, tashmë Arsenali bën goditjen e dytë për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori i talentuar Lukas Torreira është Topçi, pikërisht pak ditë para startit të Kupës së Botës, ku ai do të jetë i pranishëm me Uruguain e tij.

Talenti i Sampdorias i ka kushtuar 30 milionë euro Arsenalit, që ka paguar 5 milionë euro më shumë se klauzola që kishte futbollisti, pasi në garë për ta blerë ishte edhe Napoli.

Lukas Torreira ka një histori të veçantë, sepse para disa vitesh shkoi në Itali si sulmues dhe e krahasonin me Karlos Tevez, por Masimo Odo të Peskara e transformoi në mesfushor qendror me tipare shkatërruese. Eksperiment i shkëlqyer, sepse Torreira shkëlqeu dhe Samp e bleu për vetëm 2 milionë euro, ndërsa tani e shet 15 herë më shumë.

Futbollist shumë i shpejtë dhe agresiv, Torreira nuk e ka humbur nuhatjen e golit dhe në Botëror është një ndër lojtarët për t’u ndjekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *