Arsenali bën gati milionat, synohen Alaba dhe Umtiti

Skuadra e Arsenalit po mbyll një sezon disi pozitiv deri më tani, pasi me Unai Emeri në krye të pankinës, janë përmirësuar dukshëm nga sezoni i kaluar. “Topçinjtë” janë në garë për një vend mes katër më të mirave në

David Alaba

Premier Ligë dhe në çerekfinalet e Europa Legue, ku përballë do të kenë Napolin.

Edhe pse sezoni aktual nuk ka mbaruar ende, drejtuesit londinezë kanë filluar të mendojnë për edicionin e ardhshëm futbollistik. Emeri synon të përforcojë repartin e mbrojtjes dhe dy emra janë nën radarët e drejtuesve të Arsenalit.

David Alaba dhe  Samuel Umtiti janë dy emrat më të lakuar në mediat britanike.

Samuel Umtiti

Bajerni është gati të dëgjojë ofertat për Alaba, pasi ka arritur akord me Lukas Hernandezin. Ndërsa për Umtiti, Barcelona ka deklaruar se është në shitje dhe nëse mbërrin oferta e duhur, Umtiti do të largohet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *