Arsenali, 63 mln euro për dy yjet e Dortmundit

0

Arsenali po përgatitet të bëjë një goditje të dyfishtë në merkaton e janarit. Trajneri Arsene Wenger është gati të shpenzojë 63 milionë paund për të transferuar në “Emirates” dy futbollistët e Borussia Dortmundit, Mats Hummels dhe Ilkay Gundogan. Klubi londinez ka para kesh për të shpenzuar në këtë merkato dimërore ndaj francezi 65-vjecar synon të përforcojë mesfushën dhe qendrën e mbrojtjës. Wenger ka përgatitur 16 milionë paund për Gundogan dhe 47 milionë për Hummels, që të konvertuara në euro arrijnë shifrën 70 milionë. Të dy lojtarët i kanë pëlqyer shumë trajnerit të Arsenalit në sfidat e Champions League dhe fakti që nuk kanë shtyrë rinovimin e kontratës me verdhezinjtë e bën edhe më të besueshme hipotezën e transferimit të tyre në Londër, ndonëse Jurgen Klopp do të bënte gjithcka për t’i mbajtur në Signal Iduna Park, për të shmangur katastrofën në një sezon të cilin Borussia e ka nisur shumë keq, duke u renditur në zonën e ftohtë të Bundesligës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.