Arsenal merr vrull, marrëveshje e kryer me madrilenin

0

Aresenal është gati të zyrtarizojë prurjen më të re. Dani Sebajos së shpejti do të veshë fanellën e “Topçinjve”. Mesfushori ka shkëlqyer në Evropianin e të rinjve në Itali dhe i ka mbushur mendjen Emeri për ta bërë pjesë të ekipit.

Me prurjet e fundit në Madrid, 22-vjeçari e ka gati të pamundur të zërë vend në formacionin e Zidan. Francezi nuk e ka pëlqyer as kur ishte pjesë e Realit dy vite më parë. Kështu, Sebajos do të largohet për të gjetur një destinacion ku do të luajë rregullisht.

Vlera e tij në merkato është plot 50 milionë euro. Arsenal nuk është i gatshëm ta japë këtë shumë, por as Real nuk mendon ta lërë të heqë dorë plotësisht nga mesfushori. Formula e huazimit do të jetë zgjidhja e këtij transferimi.

Ndërkohë Arsenal është në bisedime edhe me një tjetër yll. Everton është talenti seleçao që po rrëzëllen më së shumti. Milani thuhet se është pranë tij. Edhe londinezët do bëjnë detyrën e tyre, duke nisur një ofertë në drejtim të Gremios.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.